Forcimi i kapaciteteve të Universitetit në zbatimin e koncepteve të Integrimit Evropian;
Shpërndarja e njohurive mbi procesin e integrimit evropian përtej audiencave të specializuara, me fokus studentët;
Promovimi i vlerave europiane në politikat e ndjekura për Integrimin Evropian;
Forcimi i dialogut mes akademisë dhe shoqërisë civile me qëllim përhapjen e vlerave evropiane.
Aktivitetet bazë të parashikuara për tu realizuar me qëllim realizimin e suksesshëm të projektit janë:
Rishikimi dhe Përditësimi i ciklit të leksioneve të lëndës Ekonomiksi i Integrimit Evropian;
Organizimi i Leksioneve të hapura me të ftuar ekspertë në çështjet lidhur me integrimin ekonomik, politikat e konkurrencës dhe marrëdhënie ndërkombëtare;
Organizimi i Shkollës Verore çdo vit akademik;
Krijimi i Klubit Rinor për Integrimin Evropian ;
Marrja pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me çështje të integrimit evropian, progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe me qëllim promovimin e vlerave evropiane.
Ky projekt është parashikuar të realizohet brenda tre viteve (1 Nëntor 2022 - 31 Tetor 2025)