Aktivitete të Planifikuara
Aktivitetet bazë të parashikuara për tu realizuar me qëllim realizimin e suksesshëm të projektit janë:
Rishikimi dhe Përditësimi i ciklit të leksioneve të lëndës Ekonomiksi i Integrimit Evropian;
Organizimi i Leksioneve të hapura me të ftuar ekspertë në çështjet lidhur me integrimin ekonomik, politikat e konkurrencës dhe marrëdhënie ndërkombëtare;
Organizimi i Shkollës Verore çdo vit akademik;
Krijimi i Klubit Rinor për Integrimin Evropian ;
Marrja pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me çështje të integrimit evropian, progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe me qëllim promovim vlerave evropiane.