📢 NJOFTIM
📢 NJOFTIM
Në kuadër të projektit “Promovimi i Vlerave Evropiane dhe Procesi i Integrimit Evropian në Shqipëri”, të mbështetur nga Jean Monnet, ju ftojmë të merrni pjesë në një tryezë të rrumbullakët që do të zhvillohet:
🗓️ Ditën e Enjte, më 29 Maj 2025
đź•› Ora: 12:00
📍 Salla e Këshillit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me anëtarët e Klubit Rinor për Integrimin Evropian, por është i hapur edhe për studentë të tjerë të interesuar.
📌 Pse të marrësh pjesë?
Diskutime mbi vlerat evropiane dhe procesin e integrimit
Mundësi për të qenë pjesë e Klubit Rinor për Integrimin Evropian
Hapësirë për dialog dhe ide të reja mes studentëve të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera
Ju mirëpresim!
#YouthClubEU #EuropeanIntegration #EmpoweringYouth
📢 NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË SHKOLLËN VERORE 12-14 MAJ 2025 🌞🎓
Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i Vlerave Evropiane dhe procesi i integrimit evropian në Shqipëri”, të thirrjes së Jean Monnet, rihapet thirrja për pjesëmarrjen në Shkollën Verore 2025. Kjo shkollë verore është një mundësi për të gjithë të rinjtë që të thellojnë njohuritë mbi procesin e integrimit Evropian, arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në këtë proces, si dhe të promovojnë vlerat evropiane nëpërmjet ndërveprimit me ekspertë në fushën e integrimit Evropian dhe politikave publike.
Ftohen të gjithë studentët dhe akademikët e Universitetit të Tiranës si dhe aktorë të shoqërisë civile të marrin pjesë në Shkollën Verore të organizuar në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në datat 12-14 Maj 2025.
Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë!
Detaje rreth aktivitetit:
🗓️ Data: 12-14 Maj 2025
⏰ Ora: 14:00
🖥️ Adresa: Fakulteti Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Konfirmoni pjesĂ«marrjen nĂ« Linkun: https://forms.gle/gaGjFrNnjjrVSyBx6Â
#EISSummerSchool #EuropeanIntegration #Economics #LearningOpportunity
📢 NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË SHKOLLËN VERORE 22-24 PRILL 2024 🌞🎓
Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i Vlerave Evropiane dhe procesi i integrimit evropian në Shqipëri”, të thirrjes së Jean Monnet, rihapet thirrja për pjesëmarrjen në Shkollën Verore 2024. Kjo shkollë verore është një mundësi për të gjithë të rinjtë që të thellojnë njohuritë mbi procesin e integrimit Evropian, arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në këtë proces, si dhe të promovojnë vlerat evropiane nëpërmjet ndërveprimit me ekspertë në fushën e integrimit Evropian dhe politikave publike.
Ftohen të gjithë studentët dhe akademikët e Universitetit të Tiranës si dhe aktorë të shoqërisë civile të marrin pjesë në Shkollën Verore të organizuar në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në datat 22-24 Prill 2024.
Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë!
Detaje rreth aktivitetit:
🗓️ Data: 22-24 Prill 2024
⏰ Ora: 16:00
🖥️ Adresa: Fakulteti Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Konfirmoni pjesĂ«marrjen nĂ« Linkun: https://forms.gle/3VUr61HYzTuaDBfS9Â
#EISSummerSchool #EuropeanIntegration #Economics #LearningOpportunity
📢 NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË SHKOLLË VERORE 🌞🎓
Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i Vlerave Evropiane dhe procesi i integrimit evropian në Shqipëri”, të thirrjes së Jean Monnet ftojmë të gjithë studentët dhe akademikët e Universitetit të Tiranës si dhe aktorë të shoqërisë civile të marrin pjesë në Shkollën Verore të organizuar në ambientet e Institutit të Studimeve Evropiane në datat 7-9 Qershor 2023.
Kjo shkollë verore është një mundësi unike për të thelluar njohuritë në temat thelbësore të procesit të integrimit Evropian, për të shkëmbyer ide dhe për të ndërvepruar me ekspertë në fushën e integrimit Evropian dhe politikave publike.
Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë!
Detaje rreth aktivitetit
🗓️ Data: 7-9 Qershor 2023
⏰ Ora: 16:00
🖥️ Adresa: Instituti i Studimeve Evropiane, Rruga Elbasanit pranë Fakultetit Histori Filologji Tiranë, 1001
Konfirmoni pjesĂ«marrjen nĂ« Linkun https://forms.gle/bFZcehdFfxqtMXHj7Â
ose dĂ«rgoni e-mail nĂ« adresĂ«n: peea.eu@gmail.comÂ
#EISSummerSchool #EuropeanIntegration #Economics #LearningOpportunity
Â
📢 NJOFTIM: THEMELIMI I KLUBIT RINOR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN🌞🎓
Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i Vlerave Evropiane dhe procesi i integrimit evropian në Shqipëri”, të thirrjes së Jean Monnet ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës dhe më gjërë të bëhen pjesë e Klubit Rinor për Integrimin Evropian.
Synimi kryesor i këtij Klubi Rinor është të nxisë një platformë për dialog dhe bashkëpunim mes studentëve të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera me qëllim promovimin e vlerave evropiane dhe konceptin e politikës rinore si një komponent jetik i Integrimit Evropian.
Për tu bërë pjesë e këtij klubi rinor regjistrohuni në linkun: https://forms.gle/iAimz8N1P6pzg3Ws6
ose dĂ«rgoni e-mail nĂ« adresĂ«n: peea.eu@gmail.comÂ
Â
#YouthClubEU #EuropeanIntegration #EmpoweringYouth